Formimi i numrit nëpërmjet zërit
Kryeni një telefonatë duke thënë me zë emrin që është ruajtur te Kontaktet.
Meqë komandat me zë janë në varësi të gjuhës, përpara formimit të numrit nëpërmjet
zërit, ju duhet të zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
>
Telefon
>
Cilësimet e gjuhës
>
Gjuha
e telefonit
dhe gjuhën tuaj.
Shënim: Përdorimi i thirrjeve me zë mund të jetë i vështirë në një ambient me zhurmë
ose gjatë një urgjence, kështu që në të gjitha rrethanat, nuk duhet të mbështeteni vetëm
në thirrjet me zë.
1 Në modalitetin e ekranit kryesor, shtypni dhe mbani shtypur butonin e djathtë të
zgjedhjes.Ndihet një tingull i shkurtër dhe shfaqet
Fol mbas tonit
.
2 Thoni me zë emrin e kontaktit që doni të telefononi. Nëse njohja e zërit kryhet me
sukses, tregohet një listë me emrat që përputhen. Telefoni lexon komandën me zë
18 Thirrjet
të rezultatit të parë të përputhjes në listë. Nëse ajo nuk është komanda e duhur,
lëvizni te një numër tjetër.