
Shërbimet SIM
Karta juaj SIM mund të ofrojë shërbime shtesë. Ju mund të hyni te kjo meny vetëm nëse
ajo mbështetet nga karta juaj SIM. Emri dhe përmbajtja e menysë janë në varësi të
shërbimeve të disponueshme.
Për të shfaqur mesazhet e konfirmimit që janë dërguar ndërmjet telefonit tuaj dhe
rrjetit kur përdorni shërbimet SIM, zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
>
Telefon
>
Konfirmo
vepr. SIM
. Ky opsion mund të mos jetë i disponueshëm, në varësi të kartës suaj SIM. Për
hollësira, kontaktoni operatorin e rrjetit.
Hyrja te këto shërbime mund të përfshijë dërgimin e mesazheve ose kryerjen e një
telefonate për të cilat ju mund të tarifoheni.