Siguria e shfletuesit
Për disa shërbime, si për shembull për shërbimet bankare ose për blerjet në internet
mund të kërkohen funksione sigurie. Për këto lidhje ju nevojiten certifikata sigurie dhe
mundësisht një modul sigurie, i cili mund të jetë i disponueshëm në kartën tuaj SIM. Për
më shumë informacion, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit.
Për të parë ose ndryshuar cilësimet e modulit të sigurisë ose për të parë një listë të
certifikatave të autoritetit ose përdoruesit të shkarkuara në pajisjen tuaj, zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
>
Siguria
>
Cil. modulit sig.
,
Certifikatat e autorit.
ose
Certifikatat e përdor.
.
I rëndësishëm: Megjithëse përdorimi i certifikatave bën që rreziku që ka të bëjë me
lidhjet në distancë si dhe instalimin e programeve të jetë tepër i vogël, ato duhet të
përdoren me korrektësi në mënyrë që të përfitoni nga siguria e rritur. Vetë ekzistenca
e certifikatës nuk ofron ndonjë mbrojtje, menaxheri i certifikatës duhet të mbajë
certifikata korrekte, origjinale ose të besuara në mënyrë që të disponojë një siguri
akoma më të madhe. Certifikatat kanë një jetëgjatësi të kufizuar. Në qoftë se shfaqet
"Certifikata e skaduar" ose "Certifikata akoma e pavlefshme" edhe kur certifikata juaj
duhet të jetë e vlefshme, kontrolloni nëse janë të sakta data dhe ora në pajisjen tuaj.
Para se të ndryshoni çfarëdolloj cilësimi të certifikatës, duhet të siguroheni nëse keni
me të vërtetë besim te pronari i certifikatës dhe që certifikata me të vërtetë i përket
pronarit të regjistruar.