
Konfigurimi i postës
Ju mund të hyni në një llogari postare ekzistuese ose të krijoni një llogari të re Ovi Mail.
Zgjidhni
Meny
>
Mesazheri
>
.
Hyrja në llogarinë tuaj postare
1 Zgjidhni ofruesin tuaj të shërbimit të postës.
2 Futni ID dhe fjalëkalimin e llogarisë suaj.
3 Nëse nuk doni ta futni çdo herë fjalëkalimin tuaj, ruajeni fjalëkalimin.
4 Zgjidhni
Hyr
.
Për të hyrë në një llogari postare shtesë, zgjidhni
Shto llogarinë
.
Konfigurimi i Ovi Mail
Nëse nuk keni tashmë një llogari postare, mund të krijoni një llogari Nokia e cila përfshin
shërbimin Ovi Mail.
1 Zgjidhni
Merrni Ovi Mail
.
2 Ndiqni udhëzimet në ekran.
Pasi të keni krijuar llogarinë tuaj të re Nokia, mund të hyni në shërbimin Ovi Mail dhe
të filloni të dërgoni dhe merrni mesazhe postare. Mund ta përdorni llogarinë edhe për
të hyrë në shërbimet e tjera Ovi, si p.sh. IM. Për më shumë informacion, shikoni
www.ovi.com.