Nokia 6700 Classic - Cilësimet e mesazheve

background image

Cilësimet e mesazheve

Zgjidhni

Meny

>

Mesazheri

>

Cil. e meszheve

dhe nga të mëposhtmet:

Cilës. përgjithshme — Ruani kopje të mesazheve të dërguara në pajisjen tuaj,

mbishkruani mesazhet e vjetra nëse mbushet kujtesa e mesazheve dhe caktoni

preferencat e tjera në lidhje me mesazhet.

Mesazhet tekst — Lejoni raporte dorëzimi, krijoni qendra të mesazheve për SMS dhe

e-mail SMS, zgjidhni llojin e mbështetjes së karaktereve dhe krijoni preferenca të tjera

në lidhje me mesazhet tekst.

Mesazhet multimedia — Lejoni raportet e dorëzimit, përcaktoni paraqitjen e

mesazheve multimedia, lejoni marrjen e mesazheve multimedia dhe reklamave dhe

krijoni preferenca të tjera në lidhje me mesazhet multimedia.

Mesazhe e-mail — Lejoni marrjen e email-eve, përcaktoni madhësinë e imazhit në e-

mail dhe përcaktoni preferencat e tjera në lidhje me e-mail.

Mesazhet e shërbimit — Aktivizoni mesazhet e shërbimit dhe përcaktoni preferencat

në lidhje me mesazhet e shërbimit.