Regjistrimi i një videoklipi
Për të aktivizuar modalitetin e videove, mbani të shtypur butonin e fotografimit; ose
nëse në modalitetin e imazheve, lëvizni majtas ose djathtas.
Për të filluar regjistrimin e një videoklipi, zgjidhni
Regjistro
ose shtypni butonin e
fotografimit; për të vënë në pauzë regjistrimin, zgjidhni
Bëj pauzë
ose shtypni butonin
e fotografimit; për të vazhduar regjistrimin, zgjidhni
Vazhdo
ose shtypni butonin e
fotografimit; për të ndaluar regjistrimin, zgjidhni
Ndalo
.
Pajisja juaj mbështet një rezolucion maksimal për videon prej 640x480 pikëza dhe i
ruan videoklipet në kujtesën e telefonit ose në një kartë kujtese, nëse disponohet.