Paketa e të dhënave
Shërbimi radio i paketës së përgjithshme (GPRS) është një shërbim rrjeti që u lejon
telefonave celularë të dërgojnë dhe të marrin të dhëna me anë të një rrjeti të bazuar
në protokollin e internetit (IP).
Për të përcaktuar mënyrën e përdorimit të këtij shërbimi, zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
>
Lidhje
>
Të dhëna paketë
>
Lidhja dhën. paketë
dhe nga opsionet e
mëposhtme:
Kur nevojitet — për ta vendosur lidhjen e paketës së të dhënave si të realizuar kur
kërkohet nga një aplikacion. Lidhja do të ndërpritet kur mbyllet aplikacioni.
Gjithmonë në linjë — për t'u lidhur automatikisht me një rrjet të paketës së të dhënave
kur ndizni telefonin
Ju mund ta përdorni telefonin tuaj si një modem duke e lidhur atë me një PC të
përputhshëm duke përdorur teknologjinë Bluetooth ose një kabllo të dhënash USB. Për
detaje, shikoni dokumentacionin e Nokia PC Suite.
Shikoni “Mbështetja e Nokia-
s” fq. 8.