Nokia 6700 Classic - Thirrjet e urgjencës

background image

Thirrjet e urgjencës
I rëndësishëm:
Kjo pajisje funksionon duke përdorur radiosinjale, rrjete celulare, rrjete me kabllo nëntokësore, dhe funksione

të programuara për përdoruesit. Kjo pajisje do të tentojë të bëjë thirrje urgjence vetëm nëpërmjet rrjeteve celulare. Nuk mund

të garantohet lidhja në të gjitha kushtet. Ju nuk duhet të mbështeteni vetëm në pajisjet celulare për komunikimet thelbësore

siç janë urgjencat mjekësore.

Për të kryer një thirrje urgjence:

1

Nëse pajisja nuk është e hapur, hapeni. Kontrolloni për një forcë të mjaftueshme të sinjalit. Në varësi të pajisjes suaj,

mund të duhet të zbatoni hapat e mëposhtëm:

Futni kartën SIM nëse pajisja juaj përdor një të tillë.

Hiqni disa kufizime të thirrjes që keni aktivizuar në pajisjen tuaj.

Ndërrojeni profilin tuaj nga gjendja e profilit jashtëlinje ose të fluturimit, në një profil aktiv.

2

Shtypni butonin e përfundimit sa here të jetë e nevojshme, për të pastruar hapësirën e shfaqjes dhe për të përgatitur

pajisjen për thirrjet.

3

Futni numrin zyrtar të urgjencës për vendndodhjen tuaj aktuale. Numrat e urgjencës ndryshojnë sipas lokalitetit.

4

Shtypni tastin e thirrjes.

Kur jeni duke kryer një thirrje të urgjencës, jepni të gjithë informacionin e nevojshëm sa më saktë që të jetë e mundur. Pajisja

juaj celulare mund të jetë ndoshta mjeti i vetëm i komunikimit në vendin e aksidentit. Mos e përfundoni thirrjen derisa t’ju

japin lejen për ta përfunduar.

56 Informacioni për produktin dhe sigurinë