Informacioni për vërtetimin (SAR)
Kjo pajisje celulare i përmbush orientimet për ekspozimin ndaj valëve të radios.
Pajisja juaj celulare është një radiotransmetuese dhe radiomarrëse. Ajo është projektuar që të mos e kalojë kufirin e ekspozimit
ndaj radiovalëve që është rekomanduar nga orientimet ndërkombëtare. Këto orientime janë zhvilluar nga organizata e pavarur
shkencore ICNIRP dhe përfshijnë kufijtë e sigurisë të projektuara për të siguruar mbrojtjen e të gjithë personave, pavarësisht
nga mosha dhe gjendja shëndetësore.
Orientimet e ekspozimit për pajisjet celulare përdorin një njësi matëse të njohur si Koeficienti Specifik i Absorbimit, ose SAR.
Kufiri i SAR-it i deklaruar në orientimet e ICNIRP-së është 2,0 vat/kilogram (W/kg) për mesatarisht dhjetë gram ind. Testet për
SAR-in janë kryer duke përdorur pozicione standarde të përdorimit, me pajisjen që transmeton në nivelin më të lartë (të
vërtetuar) të fuqisë së saj, në të gjitha zonat e testuara të frekuencave. Niveli aktual i SAR-it të një pajisjeje në funksionim mund
të jetë më poshtë se vlera maksimale, sepse pajisja është projektuar për të shfrytëzuar vetëm fuqinë e kërkuar për të kapur
rrjetin. Kjo sasi ndryshon në varësi të një numri faktorësh si p.sh. nga distanca midis jush dhe stacionit bazë të rrjetit.
Vlera më e lartë e SAR-it, sipas udhëzimeve të ICNIRP-së për përdorimin e pajisjes në vesh është 0,43 W/kg.
Përdorimi i pajisjeve ndihmëse të pajisjes, mund të ketë si rezultat ndryshimin e vlerave të SAR-it. Vlerat e SAR-it mund të
ndryshojnë në varësi të kërkesave kombëtare të raportimit dhe testimit, si dhe bandës së rrjetit. Informacion shtesë për SAR-
in mund të jepet në informacionin e produktit në adresën www.nokia.com.