Nokia 6700 Classic - Ambientet e mundshme shpërthyese

background image

Ambientet e mundshme shpërthyese
Fikeni pajisjen tuaj në çdo zonë me një atmosferë të mundshme shpërthyese. Zbatoni të gjitha udhëzimet e afishuara. Shkëndijat

në zonat e tilla mund të shkaktojnë shpërthim ose zjarr, duke pasur si pasojë plagosjen trupore ose vdekjen. Fikeni pajisjen në

pikat e rimbushjes me karburant si p.sh. pranë pompave të karburantit në stacionet e shërbimit. Vëzhgoni kufizimet në depot,

magazinat dhe zonat e shpërndarjes së lëndëve djegëse; uzinat kimike; ose aty ku janë duke u zhvilluar shpërthime. Zonat me

një atmosferë të mundshme shpërthyese janë shpesh, por jo gjithmonë, të piketuara qartë. Ato përfshijnë zonat ku këshilloheni

ta fikni motorin e automjetit tuaj, poshtë kuvertës në anije, në impiantet e transferimit ose të ruajtjes së kimikateve dhe aty

ku ajri përmban lëndë kimike ose grimca të tilla si kokërriza pluhuri ose metalesh. Ju duhet të këshilloheni me prodhuesit e

automjeteve që përdorin gaz natyror të lëngëzuar (të tillë si propani ose butani), për të përcaktuar nëse kjo pajisje mund të

përdoret pa rrezik në afërsi të tyre.