Shërbimi i cilësimit të konfigurimit
Për të përdorur disa nga shërbimet e rrjetit, si për shembull, shërbimet e internetit në
celular, shërbimin e mesazheve multimedia (MMS), mesazhet audio Nokia Xpress ose
sinkronizimin në largësi me serverin e internetit, telefoni juaj ka nevojë për cilësime të
sakta të konfigurimit. Për të parë disponueshmërinë, kontaktoni ofruesin tuaj të
shërbimit ose shitësin më të afërt të autorizuar të Nokia-s, ose shikoni zonën e
mbështetjes në faqen e internetit të Nokia-s.
Shikoni “Mbështetja e Nokia-s” fq. 8.
Kur i merrni cilësimet si një mesazh konfigurimi dhe këto cilësime nuk ruhen dhe nuk
aktivizohen automatikisht, shfaqet
Cilësimet e konfigurimit u morën
.
Për t'i ruajtur cilësimet, zgjidhni
Shfaq
>
Ruaj
. Nëse kërkohet, futni kodin PIN që është
dhënë nga ofruesi i shërbimit.