Nokia 6700 Classic - Rreth pajisjes suaj

background image

Rreth pajisjes suaj

Pajisja celulare e përshkruar në këtë udhëzues është e miratuar për përdorim në rrjetet

GSM 850, 900, 1800, 1900 dhe WCDMA 900, 1900 dhe 2100 MHz . Për më tepër

informacion rreth rrjeteve, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Pajisja juaj mund të ketë të parainstaluar faqeshenjues dhe nyje për faqet e internetit

të palëve të treta; dhe mund t'ju lejojë të hyni në faqet e internetit të palëve të treta.

Ato nuk kanë lidhje me Nokia-n dhe Nokia nuk i miraton ose nuk mban përgjegjësi për

to. Nëse hyni në faqe të tilla interneti, merrni masa për sigurinë ose përmbajtjen.

Paralajmërim:

Për të përdorur çfarëdolloj funksioni të kësaj pajisjeje, përveç ziles së orës, pajisja duhet

të jetë e hapur. Mos e hapni pajisjen kur përdorimi i pajisjeve celulare mund të shkaktojë

ndërhyrje ose rrezik.

Kur përdorni këtë pajisje, zbatoni të gjitha ligjet dhe respektoni zakonet vendore,

fshehtësinë dhe të drejtat e ligjshme të të tjerëve, duke përfshirë dhe të drejtat e autorit.

Mbrojtja e të drejtave të autorit mund të parandalojë që disa imazhe, melodi dhe

përmbajtje të tjera të kopjohen, të modifikohen ose të transferohen.
Bëni kopje rezervë ose mbajeni shënim me shkrim të gjithë informacionin e

rëndësishëm të ruajtur në pajisjen tuaj.
Kur ta lidhni me ndonjë pajisje tjetër, lexoni udhëzuesin e përdoruesit të asaj pajisjeje

për udhëzime të detajuara të sigurisë. Mos lidhni produkte që nuk përputhen.
Imazhet në këtë udhëzues mund të jenë të ndryshme nga ekrani i pajisjes suaj.
Për informacion tjetër të rëndësishëm rreth pajisjes suaj, shikoni udhëzuesin e

përdoruesit.