Përditësimet e programeve
Nokia mund të prodhojë përditësime të programeve, të cilat mund të ofrojnë funksione
të reja, funksione të përparuara ose performancë të përmirësuar. Ju mund t’i kërkoni
këto përditësime nëpërmjet aplikacionit për PC Nokia Software Updater. Për të
përditësuar programin e pajisjes, juve ju nevojitet aplikacioni Nokia Software Updater
dhe një PC që përputhet me sistemin operativ Microsoft Windows 2000, XP ose Vista,
hyrje në internet me bandë të gjerë dhe një kabllo e përputhshme për transferimin e të
dhënave për ta lidhur pajisjen tuaj me PC-në.
Për të marrë më shumë informacione dhe për të shkarkuar aplikacionin Nokia Software
Updater, vizitoni www.nokia.com/softwareupdate ose faqen tuaj lokale të internetit të
Nokia-s.
Nëse rrjeti juaj mbështet përditësimet në linjë të programit, ju gjithashtu mund të
kërkoni përditësime duke përdorur telefonin tuaj.
Shikoni “Përditësimet e programeve
në linjë” fq. 37.
I rëndësishëm: Përdorni vetëm shërbime që besoni dhe që ofrojnë mbrojtje dhe siguri
të mjaftueshme kundrejt programeve të dëmshme.
Informacione të përgjithshme
7