
Menaxhimi i të drejtave dixhitale
Zotëruesit e përmbajtjes mund të përdorin lloje të ndryshme teknologjish për
menaxhimin e të drejtave dixhitale (DRM) për të mbrojtur pronësinë e tyre intelektuale,
duke përfshirë dhe të drejtat e autorit. Kjo pajisje shfrytëzon lloje të ndryshme të
programit DRM, për të hyrë te përmbajtjet e mbrojtura nga DRM-ja. Me këtë pajisje ju
mund të hyni te përmbajtjet e mbrojtura nga WMDRM 10, OMA DRM 1.0, nga bllokimi i
përcjelljeve OMA DRM 1.0 dhe nga OMA DRM 2.0. Nëse disa programe DRM nuk arrijnë ta
mbrojnë përmbajtjen, zotëruesit e përmbajtjes mund të kërkojnë që kjo aftësi e
programit DRM për të hyrë në një përmbajtje të re të mbrojtur nga DRM-ja të revokohet.
Revokimi mund të parandalojë përtëritjen e përmbajtjes së mbrojtur nga DRM-ja që
është tashmë në pajisjen tuaj. Revokimi i programeve të tilla DRM, nuk ndikon në
përdorimin e përmbajtjes së mbrojtur me lloje të tjera DRM-je ose në përdorimin e
përmbajtjes që nuk mbrohet nga DRM-ja.
Përmbajtja e mbrojtur nga menaxhimi dixhital i të drejtave (DRM) shitet e shoqëruar
me një çelës aktivizimi, i cili përcakton të drejtat tuaja për të përdorur përmbajtjen.
Nëse pajisja juaj ka përmbajtje të mbrojtur me OMA DRM, për të bërë kopje rezervë të
çelësave të aktivizimit dhe të përmbajtjes, përdorni funksionin për kopjet rezervë të
Nokia PC Suite.
8
Informacione të përgjithshme

Nëse pajisja juaj ka përmbajtje të mbrojtur me WMDRM, çelësat e aktivizimit së bashku
me përmbajtjen do të humbasin nëse formatohet kujtesa e pajisjes. Ju mund të humbni
gjithashtu çelësat e aktivizimit dhe përmbajtjen, nëse prishen skedat që ndodhen në
pajisjen tuaj. Humbja e çelësave të aktivizimit ose e përmbajtjes, mund të kufizojë
aftësinë tuaj për ta përdorur përsëri të njëjtën përmbajtje në pajisjen tuaj. Për më tepër
informacion, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.