Nokia 6700 Classic - Kodet e hyrjes

background image

Kodet e hyrjes

Për të vendosur mënyrën se si t'i përdorë telefoni juaj për kodet e hyrjes dhe për

cilësimet e sigurisë, zgjidhni

Meny

>

Cilësimet

>

Siguria

>

Kodet e hyrjes

.

Kodi i sigurisë ndihmon në mbrojtjen e telefonit tuaj kundër përdorimit të

paautorizuar. Kodi i paracaktuar është 12345. Ju mund ta ndryshoni kodin dhe të

caktoni që telefoni të kërkojë kodin. Disa veprime kërkojnë kodin e sigurisë

pavarësisht nga cilësimet, për shembull, nëse dëshironi të riktheni cilësimet e

fabrikës. Mbajeni kodin të fshehtë dhe në vend të sigurt, veç nga telefoni juaj. Nëse

e harroni kodin dhe telefoni juaj është i bllokuar, telefoni do të kërkojë shërbim dhe

mund të aplikohen tarifa shtesë. Për më shumë informacion, kontaktoni me një pikë

të Nokia Care ose shitësin e telefonit tuaj.

Kodi PIN (UPIN), i dhënë me kartën SIM (USIM), ndihmon në mbrojtjen e kartës

kundër përdorimit të paautorizuar.

Kodi PIN2 (UPIN2), i dhënë me disa karta SIM (USIM), nevojitet për të hyrë në disa

shërbime të caktuara.

Kodet PUK (UPUK) dhe PUK2 (UPUK2) mund të jepen me kartën SIM (USIM). Nëse ju

e futni gabim tre herë rresht kodin PIN, juve ju kërkohet kodi PUK. Nëse kodet nuk

ju janë dhënë, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit.

Fjalëkalimi i bllokimit nevojitet kur përdorni shërbimin e bllokimit të thirrjeve për

të kufizuar thirrjet që dalin dhe që hyjnë në telefonin tuaj (shërbim i rrjetit).

Për të parë ose ndryshuar cilësimet e modulit të sigurisë për shfletuesin, zgjidhni

Meny

>

Cilësimet

>

Siguria

>

Cil. modulit sig.

.