Këshilla të dobishme
Nëse keni probleme me telefonin tuaj ose nëse nuk jeni të sigurt se si duhet të
funksionojë telefoni juaj, referojuni udhëzuesit të përdoruesit. Nëse kjo nuk ju ndihmon,
provoni hapat e mëposhtëm:
•
Kthejeni telefonin në parametra zero: fikni telefonin dhe hiqni baterinë. Pas disa
sekondash, futni baterinë dhe ndizni telefonin.
•
Rivendosni cilësimet e fabrikës.
Shikoni “Rikthimi i cilësimeve të
fabrikës” fq. 39.
•
Nëse disponohet, përditësojeni programin e telefonit tuaj me aplikacionin Nokia
Software Updater.
Shikoni “Përditësimet e programeve” fq. 7.
•
Vizitoni një faqe interneti të Nokia-s ose kontaktoni me Nokia Care.
Shikoni
“Mbështetja e Nokia-s” fq. 8.
Nëse problemi nuk zgjidhet, kontaktoni me pikën tuaj lokale të Nokia Care për opsionet
e riparimit. Përpara se ta dërgoni telefonin tuaj për riparim, bëni gjithmonë kopje
rezervë ose regjistroni të dhënat në telefonin tuaj.