Lundrimi
Lundroni për në destinacionin tuaj duke përdorur aplikimin falas Hartat në pajisjen tuaj,
i cili orientohet me zë.
Për ta përdorur lundrimin me orientim me zë, aplikimi Hartat kërkon një lidhje me
rrjetin.
Lundrimi për në destinacion
1 Zgjidhni
Meny
>
Hartat
>
Planifiko rrugën
, dhe krijoni një rrugë.
2 Zgjidhni
Opsionet
>
Shfaq rrugën
>
Opsionet
>
Nis navigimin
.
3 Pranoni mosmbajtjen e përgjegjësisë që afishohet.
4 Zgjidhni gjuhën për orientimin me zë, nëse kërkohet.
Nëse ju devijoni nga rruga e vendosur, pajisja planifikon automatikisht një rrugë të re.
Përsëritja e orientimit me zë
Zgjidhni
Përsërit
.
48 Hartat
Heshtja e orientimit me zë
Zgjidhni
Opsionet
>
Audio pa zë
.
Ndalimi i lundrimit
Zgjidhni
Ndalo
.
Disponueshmëria e lundrimit falas mund të ndryshojë. Për më tepër informacion,
kontaktoni me ofruesin e shërbimit të rrjetit tuaj.
Nëse lundrimi falas nuk disponohet në zonën tuaj, ju mund të blini një licencë për t'i
përmirësuar Hartat me lundrim të plotë të orientuar me zë.
Blerja e shërbimit të lundrimit
Zgjidhni
Meny
>
Hartat
>
Shërbimet shtesë
>
Bli navigimin
, dhe ndiqni udhëzimet.
Licenca e lundrimit lidhet me kartën tuaj SIM. Nëse ju fusni një kartë tjetër SIM në
telefonin tuaj, juve ju kërkohet të blini një licencë kur filloni lundrimin. Gjatë procedurës
së blerjes, juve ju jepet mundësia ta transferoni licencën ekzistuese të lundrimit në
kartën e re SIM pa pagesë shtesë.