
Hartat dhe GPS-ja
Pasi marrësi GPS i brendshëm në pajisjen tuaj të lokalizojë një sinjal satelitor, pajisjes i
duhen disa minuta që të shfaqë vendndodhjen aktuale.
Sistemi Botëror i Pozicionimit (GPS) përdoret nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, e cila
është përgjegjëse vetëm për saktësinë dhe mirëmbajtjen e tij. Saktësia e të dhënave të
vendndodhjes, mund të ndikohet nga riparimet në satelitet GPS të kryera nga qeveria
e SHBA-së dhe i nënshtrohet ndryshimeve të politikës civile të GPS-së të Departamentit
të Mbrojtjes të SHBA-së dhe Planit të Radionavigimit Federal. Saktësia mund të ndikohet
dhe nga gjeometria e keqe e satelitit. Cilësia dhe disponueshmëria e sinjaleve GPS mund
të ndikohen nga vendndodhja juaj, ndërtesat, pengesat natyrore dhe nga kushtet e
motit. Sinjalet GPS mund të mos disponohen brenda ndërtesave ose nën tokë dhe mund
të dobësohen nga materiale të tilla si betoni dhe metali.
GPS-ja nuk duhet të përdoret për matje ekzakte të vendodhjes dhe ju asnjëherë nuk
duhet të mbështeteni vetëm në të dhënat për vendndodhjen që merren nga marrësi
GPS dhe nga rrjetet celulare të radiove për pozicionimin ose lundrimin.