Karta e kujtesës
Përdorni një kartë kujtese për të ruajtur skedarët tuaj multimedia, si për shembull,
videoklipet, këngët, skedarët me zë, imazhet dhe të dhënat e mesazheve.
Disa nga dosjet në Galeria me përmbajtje që përdoren nga telefoni juaj (për shembull,
Temat) mund të ruhen në kartën e kujtesës.
Formatimi i kartës së kujtesës
Disa karta kujtese që jepen, janë të formatuara paraprakisht; të tjera kanë nevojë për
formatim. Kur formatoni një kartë kujtese, të gjitha të dhënat në kartë humbasin
përgjithmonë.
1 Për të formatuar një kartë kujtese, zgjidhni
Meny
>
Galeria
ose
Aplikimet
, dosjen
e kartës së kujtesës dhe
Opsionet
>
Ops. kartës kujt.
>
Formato kartën kujt.
>
Po
.
2 Kur formatimi të përfundojë, futni një emër për kartën e kujtesës.
Bllokimi i kartës së kujtesës
Për të vendosur një fjalëkalim (me një maksimum prej 8 karakteresh) që ta bllokoni
kartën tuaj të kujtesës kundër përdorimit të paautorizuar, zgjidhni dosjen e kartës së
kujtesës dhe
Opsionet
>
Ops. kartës kujt.
>
Vend. fjalëkalimin
.
Fjalëkalimi ruhet në telefonin tuaj dhe juve nuk do t'ju duhet që ta futni atë përsëri
ndërsa e përdorni kartën e kujtesës në të njëjtin telefon. Nëse dëshironi që ta përdorni
kartën e kujtesës në një pajisje tjetër, juve do t'ju kërkohet fjalëkalimi.
Për ta hequr fjalëkalimin, zgjidhni
Opsionet
>
Ops. kartës kujt.
>
Fshi fjalëkalimin
.
Kontrolli i konsumimit të kujtesës
Për të kontrolluar konsumimin e kujtesës së grupeve të ndryshme të të dhënave dhe
kujtesën e disponueshme për të instaluar programe të reja në kartën tuaj të kujtesës,
zgjidhni kartën e kujtesës dhe
Opsionet
>
Detajet
.
40 Galeria