Vendosja e kartës SIM dhe e baterisë
Heqja pa rrezik. Gjithmonë mbylleni pajisjen dhe shkëputeni ngarkuesin përpara se të
hiqni baterinë.
Ky telefon është menduar që të përdoret me një bateri BL-6Q. Përdorni gjithmonë bateri
origjinale Nokia.
Shikoni “Orientimet e origjinalitetit të baterive Nokia” fq. 53.
Karta SIM dhe kontaktet e saj mund të dëmtohen lehtësisht nga gërvishtjet ose nga
përkulja, kështu që kini kujdes kur ta mbani, kur ta futni ose kur ta hiqni kartën.
1 Hiqni kapakun e pasmë.
2 Futeni kartën SIM në vendin e saj ku sipërfaqja e kontaktit të jetë poshtë.
3 Shikoni pikat e kontaktit të baterisë dhe vendosni baterinë.
4 Rivendosni kapakun e pasmë.
Fillimi
9