
Trokitja
Funksioni i trokitjes ju lejon që ta ulni shpejt tingullin dhe të refuzoni thirrjet dhe
meloditë e alarmit dhe që ta shfaqni orën thjesht duke trokitur dy herë te pjesa e pasme
ose e përparme e telefonit.
Zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
>
Telefon
>
Cilësimet e Sensor
për të aktivizuar
funksionin e trokitjes dhe reagimin e dridhjes.
Ulja e plotë e tingullit të thirrjeve ose të alarmeve
Trokiteni dy herë telefonin.
Refuzimi i një thirrjeje ose shtyrja e një alarmi pasi ia keni ulur plotësisht tingullin
Trokiteni përsëri dy herë telefonin.
Shfaqja e orës
Trokiteni dy herë telefonin.
Nëse ju keni thirrje të humbura ose nëse keni marrë mesazhe të reja, ju duhet t'i shikoni
ato përpara se të shihni orën.