
Bllokimi i tastierës
Për ta bllokuar tastierën në mënyrë që të parandalohen shtypjet e rastësishme të
tastierës, zgjidhni
Meny
dhe shtypni * brenda 3,5 sekondave.
Për ta zhbllokuar tastierën, zgjidhni
Zhblloko
dhe shtypni * brenda 1,5 sekondave. Nëse
ju kërkohet, futni kodin e bllokimit.
Për t'iu përgjigjur një thirrjeje ndërkohë që tastiera është e bllokuar, shtypni butonin e
thirrjes. Kur e përfundoni ose e refuzoni thirrjen, tastiera bllokohet automatikisht.
Funksionet e tjera janë bllokimi automatik i butonave dhe bllokimi i butonave për siguri.
Shikoni “Telefoni” fq. 35.
Kur pajisja ose tastiera është bllokuar, mund të jetë e mundur thirrja e numrit zyrtar të
urgjencës të programuar në pajisjen tuaj.