Thirrja
Zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
>
Thirrje
dhe nga më poshtë:
Devijimi i thirrjeve — për të transferuar thirrjet tuaja hyrëse (shërbim i rrjetit). Ju
mund të mos jeni në gjendje që t'i transferoni thirrjet tuaja nëse disa funksione të
bllokimit të thirrjeve janë të aktivizuara.
Shikoni “Siguria” fq. 38.
Përgjigje me çdo tast — për t'iu përgjigjur një thirrjeje hyrëse duke shtypur shpejt
çdo buton, përveç butonit të energjisë, butonave majtas dhe djathtas të zgjedhjes ose
butonit të përfundimit
Riformim auto i nr. — për ta riformuar numrin automatikisht nëse një thirrje nuk
realizohet. Telefoni përpiqet që ta thërrasë numrin 10 herë.
Qartësia e zërit — për të rritur kuptueshmërinë e të folurit, veçanërisht në ambiente
të zhurmshme
Form. nr. shpejt — për të formuar emrat dhe numrat e telefonit që i caktohen butonave
me numra (2-9) duke shtypur dhe mbajtur shtypur butonin përkatës me numër
Pritja e thirrjes — për të bërë që rrjeti t'ju njoftojë për një thirrje hyrëse ndërkohë që
jeni në një thirrje (shërbim i rrjetit)
Shf. e kohës thirrjes — për të shfaqur kohëzgjatjen e një thirrjeje në vazhdim
Përmbl. pas thirr. — për të shfaqur shkurtimisht kohëzgjatjen mesatare pas secilës
thirrje
Dërgo ID e thirrësit — për të treguar numrin e telefonit të personit që po thirrni
(shërbim i rrjetit). Për ta përdorur këtë cilësim për të cilin keni rënë dakord me ofruesin
tuaj të shërbimit, zgjidhni
Vend. nga rrjeti
.
Linja e thirrjes dalëse — për të zgjedhur linjën telefonike për kryerjen e thirrjeve,
nëse karta juaj SIM mbështet shumë linja telefonike (shërbim i rrjetit)