
Siguria
Kur janë në përdorim funksionet e sigurisë që pengojnë thirrjet (siç janë bllokimi i
thirrjeve, grupi i mbyllur i përdoruesve dhe thirrja fikse), mund të jetë e mundur thirrja
e numrit zyrtar të urgjencës të programuar në pajisjen tuaj. Bllokimi i thirrjeve dhe
devijimi i tyre, nuk mund të jenë aktivë në të njëjtën kohë.
Zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
>
Siguria
dhe nga më poshtë:
Kërkimi i kodit PIN ose Kërkimi i kodit UPIN — për të kërkuar kodin tuaj PIN ose UPIN
sa herë që ndizet telefoni. Disa karta SIM nuk lejojnë që kërkesa e kodit të çaktivizohet.
Shërb. bllok. thirrjes — për të kufizuar thirrjet hyrëse dhe thirrjet dalëse nga telefoni
juaj (shërbim i rrjetit). Nevojitet një fjalëkalim bllokimi.
Thirrje fikse — për të kufizuar thirrjet tuaja dalëse drejt numrave të zgjedhur të
telefonit nëse mbështetet nga karta juaj SIM. Kur thirrjet fikse janë të aktivizuara, lidhjet
GPRS nuk janë të mundshme përveç rastit kur dërgoni mesazhe me tekst nga një lidhje
GPRS. Në këtë rast, numri i telefonit të marrësit dhe numri i qendrës së mesazheve duhet
të përfshihet në listën e thirrjeve fikse.
Grup përdor. mbyllur — për të specifikuar një grup njerëzish që mund të thirrni dhe
që mund t'ju bëjnë thirrje (shërbim i rrjetit)
Niveli i sigurisë — për të kërkuar kodin tuaj të sigurisë sa herë që futet një kartë e re
SIM në telefon, zgjidhni
Telefon
.
Kodet e hyrjes — për të ndryshuar kodin e sigurisë, kodin PIN, kodin UPIN, kodin PIN2
ose fjalëkalimin bllokues
Kërkimi i kodit PIN2 — për të zgjedhur nëse kërkohet kodi PIN2 kur përdorni një
funksion specifik të telefonit që mbrohet nga kodi PIN2. Disa karta SIM nuk lejojnë që
kërkesa e kodit të çaktivizohet. Ky opsion mund të mos jetë i disponueshëm, në varësi
të kartës suaj SIM. Për hollësira, kontaktoni operatorin e rrjetit.
Kodi në përdorim — për të zgjedhur llojin e kodit PIN
Certifikatat e autorit. ose Certifikatat e përdor. — për të parë listën e autoritetit ose
certifikatat e përdoruesit që janë shkarkuar në telefonin tuaj.
Shikoni “Siguria e
shfletuesit” fq. 47.
38 Cilësimet

Cil. modulit sig. — për të parë Detajet mod. sigurisë, aktivizoni
Kërkesa modulit
PIN
ose ndryshoni modulin PIN dhe PIN-in e nënshkrimit.
Shikoni “Kodet e
hyrjes” fq. 6.