Nokia 6700 Classic - Përditësimet e programeve në linjë

background image

Përditësimet e programeve në linjë

Ofruesi juaj i shërbimit mund të dërgojë përditësime të programeve në linjë për

telefonin direkt në telefonin tuaj (shërbim i rrjetit). Në varësi të telefonit tuaj, ky opsion

mund të mos jetë i disponueshëm.
Shkarkimi i përditësimeve të programit, mund të shkaktojë transmetimin e sasive të

mëdha të të dhënave (rrjeti i shërbimit).
Sigurohuni që bateria e pajisjes të ketë fuqi të mjaftueshme ose lidhni ngarkuesin, para

se të filloni përditësimin.

Paralajmërim:

Nëse instaloni një përditësim programi, nuk mund ta përdorni pajisjen qoftë dhe për të

kryer thirrje urgjence, derisa instalimi të përfundojë dhe pajisja të rindizet. Sigurohuni

që të bëni kopje rezervë të të dhënave para se të pranoni instalimin e një përditësimi.

Cilësimet e përditësimit të programeve

Në varësi të telefonit tuaj, ky opsion mund të mos jetë i disponueshëm.
Për t'i lejuar ose për të mos i lejuar përditësimet e programeve dhe të konfigurimit,

zgjidhni

Meny

>

Cilësimet

>

Konfigurim

>

Cilës. men. pajisjeve

>

Përd. soft.

shërbimit

.

Cilësimet 37

background image

Kërkesa për përditësimin e një programi

1 Zgjidhni

Meny

>

Cilësimet

>

Telefon

>

Përditësimet e telef.

për të kërkuar

përditësime të disponueshme për programet nga ofruesi juaj i shërbimit.

2 Zgjidhni

Detajet aktuale softit

për të shfaqur versionin aktual të programit dhe

për të kontrolluar nëse nevojitet një përditësim.

3 Zgjidhni

Shkarko soft për tel.

për të shkarkuar dhe për të instaluar përditësimin e

një programi. Ndiqni udhëzimet në ekran.

4 Nëse instalimi anulohet pas shkarkimit, zgjidhni

Instalo përdit. e softit

për të

filluar instalimin.

Përditësimi i programit mund të zgjasë disa minuta. Nëse ka probleme me instalimin,

kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit.