Shkarkimi i një aplikacioni
Telefoni juaj mbështet aplikacionet Java J2ME™. Sigurohuni që aplikacioni të përputhet
me telefonin tuaj përpara se ta shkarkoni atë.
I rëndësishëm: Instaloni dhe përdorni vetëm aplikime dhe programe të tjera nga
burime të besuara, të tilla si aplikimet që janë Symbian Signed ose që kanë kaluar
testimin Java Verified™.
Ju mund të shkarkoni aplikacione dhe lojëra të reja në disa mënyra.
•
Zgjidhni
Meny
>
Aplikimet
>
Shkarkimet
>
Shkarkim aplikimesh
ose
Shkarkime lojrash
; tregohet lista e faqeshenjuesve të disponueshëm.
•
Përdorni Instaluesin e Aplikacioneve të Nokia-s nga PC Suite për t'i shkarkuar
aplikacionet në telefonin tuaj.
Për disponueshmërinë e shërbimeve të ndryshme dhe të çmimeve, kontaktoni ofruesin
tuaj të shërbimit.